Arrestohet ish kreu i komunës Bërzhitë, Genc Drita

09/01/2016 11:40

Genc Drita, ish kreu i komunës Bërzhitë i rikthehet qelisë pasi vendimi për dënimine tij me 5 vjet e 4 muaj burg mori formë të prerë.

Aktualisht Drita, i akuzuar për korrupsion pasiv, ndodhej në arrest shtëpie. Gjykata e Krimeve të Rënda ka shpallur vendimin përfundimtar për Dritën në korrik të vitit që lamë pas, teksa prokuroria kishte kërkuar 9 vjet burg.

Bashkë me ish shefin e Tatimeve të kësaj komune, Drita akuzohet se i kanë marrë një shumë prej 4500 euro një personi për një leje shfrytëzimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA