Formacioni i UEFA-s, dominon Barcelona

08/01/2016 14:30

UEFA publikoi formacionin e vitit 2015, e përcaktuar nga votat e tifozëve në faqen e saj zyrtare të internetit, uefa.com. Skuadra që dominon në këtë 11-she është pikërisht Barcelona, fituese e 5 trofeve për atë vit, mes të cilave Liga e Kampioneve dhe Superkupa Evropiane.

Skuadra katalanase përfaqësohet në këtë formacion të UEFA-s nga 5 futbollistë: Dani Alves, Pique, Iniesta, Messi dhe Neymar. Reali i Madridit ka 3 lojtarë në këtë foramcion, Bayern Munchen 2 dhe Juventus vetëm 1.

Kështu, formacioni i përcaktuar nga tifozët në faqen e UEFA-s është: Neuer; Dani Alves, David Alaba, Sergio Ramos, Gerard Pique; Paul Pogba, Andres Iniesta, James Rodriguez; Messi, Ronaldo dhe Neymar.

Ndërkaq, UEFA ka publikuar edhe numrat e votave që ka marrë secili prej këtyre futbollistëve të përzgjedhur, ku ai që kryeson është argjentinasi Messi me 448,445, vota i ndjekur nga David Alaba me 433,244 vota, ndërsa i treti është Andres Iniesta me 401,574 vota.

Lojtari më pak i votuar është Gerard Pique, që ka marrë vetëm 254, 279 vota.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA