“The Sun”: Messi dhe Pogba, te Manchester City

07/01/2016 11:45

Manchester City synon të ketë një superskuadër sezonin e ardhshëm. Lajmi publikohet nga tabloidi britanik “The Sun”, sipas të cilit “Citizens” po mendojnë të bëjnë shpenzime marramendëse në merkaton e kësaj vere për të plotësuar kërkesat e Pep Guardiolës.

Gjithnjë sipas këtij tabloidi, dy prej futbollistëve që janë kërkuar nga katalanasi janë Paul Pogba dhe Lionel Messi. Këtij të fundit, Manchester City është gati t’i ofrojë një kontratë me një pagë prej 1 milionë eurosh në javë, ndërsa për blerjen e kartonit të tij mendojnë të ofrojnë 162 milionë euro.

Por jo vetëm kaq. Sipas “The Sun”, Manchester City ka vënë në shënjestrën e tij edhe një prej mbrojtësve më të rëndësishëm të Barcelonës, Gerard Pique si dhe David Alaba, një element kyç ky në lojën e Bayern Munchen.

Madje, “The Sun” arriti deri aty sa të përpilojë edhe formacionin e Manchester City në drejtimin e Guardiolës dhe ky formacion është: Hart; Sagna, Otamendi, Pique, Alaba; Fernandinho, Pogba, De Bruyne; Sterling, Messi dhe Aguero.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA