Ndeshja e vajtjes e 1/8-ve të Kupës së Mbretit mes Barcelonës dhe Espanjolit nuk pati një fund të lumtur. Lojtarët e të dyja skuadrave u përfshinë në një sherr masiv kur po dilnin nga fusha e lojës, pas mbarimit të ndeshjes që pa fitimtarë “blaugrana“-t me rezultatin e thellë 4-1.
Në tunelin që të çon në dhomat e zhveshjes, sipas mediave spanjolle, ka pasur ofendime dhe shprehje të tilla si “do ju shqyejmë“.
Mendohet se lojtarët e Barcelonës që ishin më aktivët në këtë sherr ishin Busquets, Mascherano, Pique dhe Suarez.
Gerard Moreno i Espanjolit e shpjegoi kështu sherrin: “Kur po futeshim në dhomat e zhveshjes po na prisnin disa lojtarë të Barcelonës. Na provokuan dhe është normale që të ketë shkëndija në këto raste“.
Përgjatë 90 minutave të lojës, Messi me shokë u ankuan për ndërhyrjet e parregullta të lojtarëve të Espanjolit dhe pati shumë zënka edhe në fushën e lojës. Espanjoli e mbylli ndeshjen me 9 lojtarë, pas ndëshkimit me karton të kuq të Hernan Perez dhe Diop.
Top Channel