Nishani: S’jam pyetur për reformën në drejtësi

07/01/2016 18:40

Në pritjen tradicionale vjetore me gazetarët, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ceku sfidat që ka sot demokracia e vendit tonë, duke u ndalur në kryetemën e muajve të fundit; reformën në drejtësi.

Presidenti Nishani qortoi maxhorancën, e cila sipas tij nuk ka kërkuar mendimin e institucionit që ai drejton për reformën në fjalë, ndërsa bëri thirrje për angazhim maksimal të klasës politike në hartimin e një drafti të përbashkët.

Sipas kreut të shtetit, është me rëndësi që të arrihet së pari gjuha e përbashkët e klasës politike shqiptare dhe më pas jetësimi i reformës nga ekspertët në bazë të dakortësimit të politikës.

“Reforma në sistemin e drejtësisë nuk mund të jetë peng e një vullneti. Duhet vullneti i shprehur i të gjithë aktorëve, veçanërisht atyre politikë.  Palët të ulen në tryezë për t’i lënë më pas hapësirë dhe kohë ekspertëve që të jetësojnë dakortësimin e tyre”, tha Nishani.

Në këtë kuadër, Presidenti shprehu gatishmërinë për të qenë lehtësues në dialogun e palëve për këtë reformë.

Presidenti vlerësoi se në vitin që lamë pas konkurrenca mediatike u rrit duke rritur edhe cilësinë, megjithatë tha se demokracia shqiptare mbetet ende e brishtë dhe balancimi i pushteteve i rrezikuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA