Hysaj shënon autogol, Napoli e përmbys

07/01/2016 00:00

Elseid Hysaj për pak sa nuk përfundoi në personazhin më të urryer në “San Paolo”, teksa shënoi autogol në ndeshjen e kësaj të shtune ku Napoli luajti ndaj Sampdoria-s.

Një nisje jo e mirë e vitit për lojtarin shqiptar, por shokët e ekipit te Napoli arritën ta mbulojnë gabimin e mbrojtësit, duke shënuar dy gola në minutat e fundit.

Një fitore 2-1 për Napolin, por mjaft e vuajtur përballë Sampdoria-s, e cila u mbrojt mirë pasi arriti të gjente golin e parë. Gabiandini e më pas Tonelli shënuan dy golat në këtë ndeshje për Napolin, duke i dhuruar ekipit të tyre 3 pikë mjaft të rëndësishme, që e ngjisin tashmë në kuotën e 38 pikëve po aq sa Roma e vendit të dytë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA