Video/ Barcelona e bën dramë në “Camp Nou”, katalanasit munden me dy gola nga Atletico dhe rrezikojnë eliminimin
Sebastian Lëb nuk toleron aspak në këtë edicion të Rally dakar ku ai është debutues. Piloti francez i Peugeot fitopi edhe etapën e tretë të këtijk aktiviteti në kategorinë e makinave duke përforcuar edhe vendin e parë në renditjen e përgjithshme.
Nëntë herë kampioni i botës në Rally e përshkoi itinerarirn Termas Rio Hondo-Huhuj me kohën 2 orë 9 minuta e 39 sekonda. Në vendin e dytë u rendit një tjetër pilot i Peugeot dhe bëhet fjalë për Carlos Sainz me 1 minutë e 23 sekonda më shumë se Lëb, ndërsa kampioni në fuqi Nasser Al Attiyah u rendit në vendin e tretë.
Në klasifikimin e përgjithshëm Lëb kryeson me kohën 6 orë 1 minutë e 42 sekonda. në vendin e dytë është ngjitur De Viliers me 5 minuta e 3 sekonda, ndërsa në vendin e tretë është francezi Peterhansel që etapën e tretë e mbylli në vendin e gjashtë.
Në kategorinë e motorëve, ai që shënoi kohën më të shpejtë ishte Joan Barreda, por spanjolli nuk iu gëzua shumë këtij suksesi pasi u penalizua me 1 minutë nga komisarët e garës duke zbritur në vendin e gjashtë.
Fitorja e etapës i shkoi argjentinasit Benavides me 2 orë 31 minuta e 3 sekonda. në vendin e dytë u pozicionua Gonsalves me 26 sekonda më shumë, ndërsa i treti doli francezi Meo.
Në renditjen e përgjithshme, ai që merr kryesimin është Svitko me 6 orë 27 minuta e 4 sekonda. në vendin e dytë është Benavides, ndërsa spanjolli Barreda pozicionohet i treti.
Top Channel