Bllokada e vendosur nga FIFA për transfertat e lojtarëve ka përfunduar dhe Barcelona nuk do të humbasë më kohë duke u hedhur direkt në kërkim të asaj që di të bëjë më mirë se gjithë skuadrat e tjera këto vitet e fundit; gjetjes së talenteve.
Blaugranat pritet të nënshkruajnë me plot 77 lojtarë këtë merkato janari dhe mes tyre nuk është çudi që të gjenden pasaardhësit e Iniestës apo Mesit.
Dosja e dorëzuar nga klubi katalanas në zyrat e federatës spanjolle të futbollit përfshin shumë emra, sot pak të njohur, por të vlerësuar si talente premtues. Pjesa më e madhe e tyre nuk kanë mbushur ende 18 vjeç. I tillë është edhe rasti i fenomenit korean, Seungëoo Lee, i projektuar për skuadrën e parë.
Ai mbush 18 vjeç ditën e sotme dhe nuk ka më asnjë pengesë për trajnerin Luis Enrique nëse kërkon ta thërrasë në skuadrën A.
Barcelona u ndëshkua nga FIFA me bllokim merkatoje për shkeljen e artikullit 19, ku përcaktohen rregullat për transferimin e futbollistëve ende minorenë. Bllokada përfundoi më 4 janar.
Top Channel