Kontrata 4-vjeçare e Lionel Mesit si imazh i video-lojës FIFA përfundon këtë vit dhe me gjasa gjiganti i prodhimit të kësaj loje, EA nuk do t’i ofrojë atij rinovimin.
Sipas mediave franceze, EA është në kërkim të një tjetër ylli për FIFA2017. Emrat që qarkullojnë janë Cristiano Ronaldo dhe Neymar. Por i pari është ende nën kontratë si imazh i Pro Evolution, rival i FIFA-s, ndërsa i dyti me Konamin.
Kjo i vështirëson misionin EA për të patur në “cover” një emër me peshë, por nuk e bën të pamundur.
Sipas “L’Equipe” pasaardhësi i Leos do të jetë James Rodriguez. Asi kolumbian i Realit të Madridit është i lirë nga të gjitha këto detyrime, por së pari duhet të sigurojë një vend në 11-shen bazë të trajnerit të ri, Zinedine Zidane.
Top Channel