Disa orë pasi u emërua trajner i Realit të Madridit, Zinedine Zidane ka drejtuar të martën për herë të parë skuadrën në seancë stërvitore, një seancë me dyer të hapura për publikun.
Të pranishëm në këtë seancë ishin rreth 6 mijë tifozë, të cilët kishin mbushur plot stadiumin “Alfredo Di Stefano”, impiantin ku 10 herë kampionët e Evropës zhvillojnë stërvitjen.
Seanca e parë e Zidane si trajner i madrilenëve nisi rreth orës 11:00. I vetmi lojtar që mungoi në stërvitje ishte Gareth Bale, i cili zhvilloi ushtrime në palestër për shkak të disa shqetësimeve muskulare.
Pjesa tjetër e skuadrës së parë ishte në dispozicion të francezit Zidane, përfshi edhe lojtarët e skuadrës B të Realit: Odegaard, Mayoral dhe Llorente.
Top Channel