Rrugë e shkatërruar në mes të Beratit

05/01/2016 09:35

Prej disa vitesh, rruga kryesore e lagjes “30-Vjetori” në Berat ndodhet në gjendje skandaloze. E shkatërruar krejtësisht në të gjithë gjatësinë e saj, kjo rrugë që lidh qendrën e qytetit me pjesën tjetër prej kohësh është kthyer në shqetësim për banorët e saj, veçanërisht për drejtuesit e mjeteve.

E mbushur e gjitha me gropa, me trotuare krejtësisht të shkatërruar, rruga gjithë stinën e dimrit është e mbushur me ujë dhe baltë, duke u bërë pengesë si për këmbësorët ashtu dhe lëvizjen e mjeteve.

Por, si të mos mjaftonin të gjitha këto probleme, muajt e fundit si pasojë e bllokimit të pusetave të ujrave të zeza sa herë që ka reshje shiu, ujrat vërshojnë lirshëm nëpër rrugë. Banorët ankohen se era e keqe ndihet kudo dhe shprehen se në këtë lagje për shumë vite nuk është bërë asnjë investim.

E mbushur me biznese në të dy krahët e saj rruga e lagjes “30-Vjetori” dhe një nga më të mëdhatë përsa i përket numrit të banorëve, nuk ka asgjë të përbashkët me një lagje të banuar e jo më një qyteti të mbrojtur nga UNESCO, siç dhe është Berati.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA