Konflikt me armë zjarri në Fier, arrestohen 3 persona

30/12/2015 09:45

Policia e Fierit ka arrestuar 3 persona të cilët u konfliktuan me njëri-tjetrin me armë zjarri gjatë ditës së martë.

Shtetasit e vënë në pranga janë 44-vjeçari Arian Gega (banues në fshatin Ndërmënas), 23-vjeçari Albes Gega (banues në Mbrostar-Ferko) dhe 20-vjeçari Albion Bullgari (banues në Mbrostar).

Arrestimi i tyre u bë pasi këta shtetas, në vendin e quajtur Mbrostar-Ferko, për motive të dobëta janë konfliktuar me armë zjarri me njëri-tjetrin dhe si pasojë është plagosur shtetasi Albion Bullgari, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA