Memphis Grizzlies rikthehet te fitorja në kampionatin e NBA. Në “FedEx Forum”, skuadra e Grizzlies mposhti Los Angeles Lakers me rezultatin 112-96, me kalifornianët që regjistruan një bilanc me 5 fitore dhe 26 humbje.
Basketbollisti më i mirë për Memphis ishte Mike Conley me 19 pikë të shënuara, shifër kjo që u regjistrua edhe nga vetë Kobe Bryant, me këtë të fundit që pjesën më të madhe të tyre i shënoi në periodën e parë të ndeshjes.
Boston Celtics iu imponua New York Knicks në ndeshjen e tij të radhës. Në “TD Garden”, skuadra e Celtics fitoi ndaj asaj njujorkeze me rezultatin 100-91, ku ai që spikati ishte Isiah Thomas, ndërkohë që për New York nuk mjaftuan 29 pikët e Carmelo Anthony për të evituar këtë disfatë që është e 18 sezonale për të.
Fitore shënoi edhe Oklahoma City që mundi Denver Nuggets 122-112. Denver e ndjeu shumë mungesën e Gallinarit dhe kjo u vërtetua duke parë edhe rezultatin përfundimtar të takimit.
Në ndeshjen tjetër të NBA, Portland Trail Blazers fitoi ndaj Sakramento Kings 98-94, falë paraqitjes së mirë të McCollum, i cili e mbylli takimin me 35 pikë, 11 topa në tabelë dhe 9 asist.
Top Channel