Aksident i rëndë në Durrës, një i vdekur dhe dy të plagosur

27/12/2015 10:40

Një 32-vjeçar nga Durrësi ka humbur jetën në një aksident automobilistik, ndërsa dy persona të tjerë, mes të cilëve dhe një vajzë, ndodhen në gjendje të rëndë në spitalin rajonal të Durrësit.

Aksidenti ndodhi mesnatën e kaluar në autostradën Tiranë-Durrës, pranë mbikalimit të këmbësorëve në Shkozet, kur mjeti tip Renault me targa AA 800 BZ, me drejtues shtetasin Artur Shima, u përplas me mjetin tip Benz fuoristradë, me targa AA 288 MM, me drejtues shtetasin Mirand Lala, 42 vjeç, banues në Maminas.

Si pasojë e përplasjes ndërroi jetë në spitalin e Durrësit drejtuesi i mjetit Renault, Artur Shima, 32 vjeç.

Në gjendje të rëndë ndodhet dhe një 30-vjeçare nga Durrësi, e cila ndodhej si pasagjere në mjetin e viktimës, si dhe pasagjeri i mjetit Benz, një 58-vjeçar nga Maminasi.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Mirand Lala, i cili nën efektin e pijeve alkoolike ka qenë në kah të kundërt të lëvizjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA