Pasi u konfliktua me disa persona që po udhëtonin me automjetin BMW X6, Klajdi Gjeci, person i skeduar nga policia, është dhunuar fizikisht dhe më pas është rrëmbyer.
Ngjarja në fjalë ndodhi rreth orës 21:30 në kryeqytet, pranë farmacisë numër 10.
Policia identifikoi menjëherë pronarin e mjetit tip “Peugeot”, me të cilin po udhëtonte personi i rrëmbyer dhe më pas kreu kontrolle të imtësishme në banesën e tij. Nga veprimet e para rezultoi se Dorian Çela ishte në banesë dhe automjetin ja kishte dhënë dy të afërmve të tij. Ai u shoqërua në komisariatin numër 4, ku ndodhet në cilësinë e të shoqëruarit.
Policia kontrolloi të gjitha kamerat në afërsi të semaforëve për të gjetur automjetin luksoz, si dhe ngriti postblloqe të shumta në kryeqytet.
Rreth dy orë pas ngjarjes uniformat blu të kryeqytetit bënë të mundur kapjen e njërit prej personave të dyshuar si autorë të kësaj ngjarje. Ai është shtetasi, Kleidi Yzeiri. Ky shtetas u kap duke udhëtuar me një automjet tip taksi se bashku me shtetasin e dhunuar. Policia e Tiranës për arsye hetimi nuk bën të ditur identitete të tjera. Ndërkohë po punon për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.
Sipas policisë, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti të çastit, por që ka lidhje të mëhershme me trafiqe të jashtëligjshme.
Top Channel