Uniformat blu në qarkun e Pogradecit kanë vënë në pranga dy persona, kushërinj të afërt me njëri-tjetrin, pasi një konflikt verbal të nisur mes tyre e kanë çuar në përdorim armësh.
Sipas burimeve policore lokale, në pranga kanë rënë shtetasit Dituri dhe Kujtim Alla, djem xhaxhai, përkatësisht 25 dhe 44 vjeç.
Burimet bëjnë me dije se, konflikti mes dy të afërmve ka lindur për motive të dobëta dhe pas shkëmbimit të fjalëve, Dituri Alla ka goditur me sende të forta në trup Kujtim Allën.
Ky i fundit, ka arritur të bëjë pas dhe e ka kanosur 25-vjeçarin me një pistoletë tip “Ekol”, të cilën e mbante pa leje.
Arma në fjalë dhe sendi i fortë i përdorur në sherrin mes dy Allajve janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërkohë që materialet i kanë kaluar prokurorisë për procedimin e çështjes.
Top Channel