E shisnin 24-vjeçaren në Maqedoni, arrestohen për rrëmbim personi

24/12/2015 13:45

Policia e Korçës ka vënë në pranga dy persona, të cilët kanë rrëmbyer për qëllime përfitimi një 24- vjeçare.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se në fshatin Dobranj të Devollit, Urim Qazimaj 23 vjeç nga Pojani dhe Mersin Myrtollari, 50 vjeç nga Porodina kanë rrëmbyer forcërisht V. SH, vjeçe.

Nga hetimet e kryera, rezulton se Qazimaj, e ka shitur disa herë 24-vjeçaren, në Maqedoni, në persona të ndryshëm, në këmbim të përfitimit prej 400 eurosh prej tyre. Urim Qazimaj, kishte qëllim sërish, që të kalonte së bashku me 24-vjeçaren, në shtetin maqedonas.

Hetimet do të vijojnë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë në akuzën e rrëmbimit ose mbajtjes peng të një personi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA