Chelsea, Hiddink: Gjërat do të ndryshojnë për mirë

20/12/2015 13:30

Guus Hiddink është trajneri i ri i Chelsea. Tekniku holandez firmosi me Blutë e Londrës një kontratë që e mban atë në pankinë deri në fund të sezonit.

Hiddink, për të cilin ky është një rikthim te Chelsea, zëvendësoi në këtë detyrë portugezin Jose Mourinho, i cili u shkarkua nga drejtuesit e Chelsea për shkak të rezultateve të dobëta.

Në një intervistë për faqen zyrtare të klubit londinez, Hiddink deklaroi se kampionët e Anglisë do të jenë në gjendje që të kthejnë situatën në favorin e tyre në këtë sezon: “Jam shumë i emocionuar për rikthimin në “Stamford Bridge”. Chelsea është një prej klubeve më të mëdhenj në botë, por në këtë moment nuk është në nivelin që ai e meriton të jetë. Gjithsesi, jam i sigurt se gjërat do të ndryshojnë pozitivisht në këtë sezon”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA