Në fillim të sezonit shumë tifozë mbështetën Leicester City me shpresën se do të realizonte një pikë kthese.
“Dhelprave” sapo u ishte caktuar Claudio Ranieri si trajner, një lëvizje kjo shumë e rrezikshme duke marrë parasysh performancën e tij të dobët në krye të pankinës së kombëtares greke.
Në të njëjtën kohë, ylli i skuadrës Esteban Cambiasso kishte vendosur të mos e zgjaste më kontratën e tij me klubin. Situata përreth stadiumit “King Power” ishte shumë e tensionuar.
Por, për fatin e mirë të tifozëve të Leicesterit, asgjë nga këto nuk ndikoi negativisht në fushatën e tyre. Përkundrazi, ekipi ka sfiduar të gjitha pritshmëritë dhe ka ecur përpara drejt kreut të klasifikimit.
Për momentin, mbështetësit ndihen në qiellin e shtatë. Por një prej tyre duhet të ndihet më fatlum se të tjerët, sepse suksesi i Leicesterit ka bërë që ai të fitojë 5 mijë stërlina nga 5 që kishte vënë bast.
Fitorja e ekipit me Evertonin do të thotë se ata do të jenë pa dyshim në majë të ligës në periudhën e festave dhe kjo do për fansat do të thotë se në bastet e tyre mund të dalin fitimtarë. Të shohim!
Asgjë nuk është e sigurtë: fakti që ky djalosh mendoi ta vinte bastin që në gusht, apo fakti se fati 1 herë në 1 mijë i ka trokitur në derë.
Të papriturat janë gati të shpërthejnë, por bastexhinjtë kanë thënë se basti për fitoren e radhës është 100 për qind i shëndetshëm, ndaj dhe të gjithë mund të çlirohen.
Top Channel