Kupa e Italisë, Milan fiton dhe “peshkon” Carpin në çerekfinale

17/12/2015 00:00

Milani avancon në çerekfinale të Kupës së Italisë, ku do të përballet me skuadrën modeste të Carpit. Kuqezinjtë e Mihajlovic triumfuan 2-0 në “Luiggi Ferraris” ndaj Sampdorias, që nuk arriti ta shfrytëzonte faktorin fushë për të vijuan më tej në këtë kompeticion.

Pas një pjese të parë të ekuilibruar sfida u zhbllokua nga Niang në minutën e 50, pas ngulmimit të Carlos Baccas, që i dha mundësinë e finalizimit sulmuesit francez.

Për kuqezinjtë u bë gjithçka më e thjeshtë në minutën e 64-t pas ndëshkimit me karton të kuq të Zukanovic.

Edhe pse në inferioritet numerik, Sampdoria dha gjithçka për golin e barazimit, por në minutat shtesë Bacca shënoi golin e dytë duke i lënë vend vetëm vërshëllimës së fundit të gjyqtarit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA