Neymar zbret në Times Square në New York i veshur si “rosak”, por rosak Louis Vuitton, që kushton 4500 stërlina Los Angeles Lakers rikthehet më në fund te fitorja pas një sërë disfatash radhazi në NBA.
Në “Staples Center”, skuadra kaliforniane “asfaltoi” Milwaukee Bucks me rezultatin 113-95, duke regjistruar suksesin e saj të katërt sezonal. Kobe Bryant, i cili është drejt mbylljes së karrierës së tij si basketbollist, ishte në ditën e tij më të mirë dhe e udhëhoqi skuadrën kaliforniane drejt fitores, duke shënuar 22 pikë. Spikati në këtë ndeshje për Lakers edhe i riu D’Angelo Russell, i cili e mbylli sfidën me 19 pikë dhe 7 asist.
Cleveland Cavaliers fitoi jashtë fushës së tij, duke mposhtur në “TD Garden” Boston Celtics me rezultatin 89-77, për të ruajtir vendin e parë në renditje në Konferencën e Lindjes, me 16 fitore dhe 7 humbje. LeBron James e mbylli sfidën me 6 topa të humbur, por edhe me 24 pikë të shënuara e 7 topa në tabelë, duke dhënë kontributin kryesor në këtë sukses të skuadrës së tij, ndërkohë që në parket u dallua edhe Kevin Love.
Në ndeshjet e tjera të NBA, Denver Nuggets mposhti Minnesota Timberwolves, ndërkohë që Sacramento Kings mundi Houston Rockets 107-97, edhe pse në këtë ndeshje luajti pa Rajon Rondo.
Top Channel