Lazio dhe Sampdoria ndajnë pikët

15/12/2015 00:00

Sampdoria ka marrë një pikë të vlefshme në “Olimpico” përballë Lazios, duke barazuar në minutat e fundit. Sfida që mbylli javën e 16 të Serisë A përfundoi 1-1.

Pas golit të epërsisë që erdhi me Matrin, miqtë barazuan me një goditje dënimi në minutat shtesë, të cilën e fituan pas ndërhyrjes së Etrit Berishës për të cilën portieri i Kombëtares shqiptare edhe u ndëshkua me kartonin e verdhë.

Nga një pjesë e parë e qetë, ajo që ia vlen të përmendet është rasti i minutës së 30, kur Edgar Barreton humbi një mundësi të artë për të kaluar në avantazh Sampdorian.

Në pjesën e dytë, kur luhej minuta e 78 pas një krosimi të Radu, Alessandro Matri kërceu bukur dhe me kokë çon topin atje ku nuk mund ta arrinte Viviano.

Nëntë minuta nga fundit, Marchetti i lë vendin Berishës në portë, pasi i zgjedhja e parë e Piolit u dëmtua.

Në minutat shtesë, Berisha u detyrua të ndërhynte në mënyrë të parregullt ndaj Muriel dhe pikërisht në zhvillimet e goditjes së dënimit erdhi goli i barazimit për Sampdorian me Zukanoviç.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA