
Joachim Low i kundërvihet Louis van Gaal për Bastian Schweinsteiger. Trajneri i përfaqësueses gjermane kritikoi me tone të ashpra kolegun e tij tw Manchester United pasi e zëvendësoi mesfushorin në sfidën me Wolfsburgun e fituar nga kjo e fundit 3-2.
Trajneri holandez kishte deklaruar më parë se Schweinsteiger ende nuk është ai i Bayernit të Mynichut, por Low theksoi se 31-vjeçarit i duhet dhënë koha e mjaftueshme për t’u përshtatur plotësisht me jetën në Britaninë e Madhe.
Në të njëjtën kohë Low konfirmoi se Schweinsteiger do të vazhdojë të jetë kapiteni i skuadrës 4 herë kampione të botës.
“Ne e njohim shumë mirë Bastian Schweinsteiger. Ai është ende një lojtar i një klasi të lartë dhe kapiteni ynë. Edhe një futbollisti me eksperiencë si ai i duhet një farë kohe për t’u përshtatur me një kampionat të ri. Jam i sigurt se Bastian do të argëtohet shumë te Manchester United”, u shpreh Low.
Top Channel