Stefan Edberg nuk është më pjesë e stafit teknik të Roger Federer. Tenisti zviceran, fitues i 17 turneve Grand Slam, e bëri të ditur këtë lajm nëpërmjet rrjeteve sociale, duke e falenderuar legjendën suedeze të tenisit botëror për punën e bërë prej tij.
Vendin e Edberg si trajner i Roger Federer do ta marrë kroati Ivan Ljubicic.
Komunikata e Roger Federer:
“Pas dy viteve me fitore, dua të falenderoj Stefan Edberg, idhullin tim të fëmijërisë, që u bë pjesë e skuadrës sime. Ishte një ëndërr e bërë realitet. E kisha menduar bashkëpunimin me të vetëm për vitin 2014, por Stefan ishte fantastik dhe vendosëm që të vijonim punën edhe për 1 vit. E vlerësova vërtet këtë. Më mësoi shumë dhe leksionet e tij do të kenë ende një ndikim në lojën time. Severin Luthi, me të cilin punoj që nga viti 2008, do të vazhdojë të jetë trajneri im i parë dhe bashkë me të do të jetë edhe Ivan Ljubicic. Po kështu, në stafin tim do të jenë ende fizioterapisti im Daniel Troxler dhe përgatitësi im atletik Pierre Paganini”.
Top Channel