Të gjithë e sulmojnë, por ai nuk ndalet; Trump “fluturon” në sondazhe

09/12/2015 21:25

Donald Trump vazhdon ngritjen e tij në sondazhe edhe pas deklaratave të tij provokuese mbi myslimanët. Sipas IPSOS, miliarderi udhëheq listën e kandidatëve republikanë për zgjedhjet e 2016-s me 35 për qind të preferencave.

Ndërsa sipas një ankete të CNN dhe WMUR, mbreti i ndërtimit dhe i kazinove është në krye me 32 për qind.

Thuajse dy të tretat e zgjedhësve që do të votojnë në zgjedhjet primare të republikanëve mbështet propozimin e Donald Trump për të ndaluar hyrjen e msylimanëve në Amerikë.

Kjo e dhënë rezulton nga sondazhi i radhës i kryer nga Bloomberg, sipas të cilit, pro ndalimit të përkohshëm të hyrjes së myslimanëve në Shtetet e Bashkuara janë 37 për qind e të gjithë zgjedhësve amerikanë.

Ndërsa më shumë se një e treta e votuesve republikanë vlerësojnë se, qëndrimi i Trump për Islamin i ka bindur të votojnë për të në zgjedhjet primare.

Miliarderi amerikan propozoi mbylljen e aksesit për në Shtetet e Bashkuara për myslimanët, “derisa zyrtarët amerikanë të kenë kuptuar se çfarë po ndodh”.

Fjalë këto të hedhura poshtë nga Shtëpia e Bardhë, që i cilësoi në kundërshtim me parimet dhe vlerat amerikane, por edhe me ato të sigurisë. Edhe vetë presidenti Obama u shpreh kundër tyre.

“Të mos harrojmë se liria jonë është e lidhur me lirinë e të tjerëve, pavarësisht racës së tyre, emrit, apo besimit që praktikojnë”, tha Obama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA