Sondazhet, familja Le Pen do të humbë në balotazh

09/12/2015 21:50

Marinë dhe Marion Marechal Le Pen, kryesuese e listës së Frontit Kombëtar në disa rajone të Francës, do të dalin të mundura në balotazhet përkatëse të së dielës.

Kështu thotë një sondazh i publikuar nga gazeta “Le Figaro”, sipas të cilës republikanët Xavier Bertrand dhe Christian Estrosi do të kenë epërsi në proceset elektorale të së dielës.

Në zgjedhjet lokale të së dielës, Fronti Kombëtar arriti një dominancë të fortë, sidomos në rajonet Nord Pas de Calais dhe në atë jugor PCA.

Konkretisht, partia e ekstremit të djathtë kryeson në 6 prej 13 rajoneve të Francës kontinentale, e ndjekur nga republikanët e ish-Presidentit, Nicolas Sarkozy dhe nga socialistët në pushtet të presidentit Francois Hollande në vend të tretë.

Exit poll-et e para pas 6 dhjetorit tregonin se, forca politike e Marine Le Pen ka siguruar rreth 30.8% të votave, Partia Republikane 27.2% dhe ajo Socialiste 22.7%.

Dukshëm e kënaqur, Le Pen u tha mbështetësve të saj se, ky ishte një rezultat i mrekullueshëm, i cili provon se Fronti Nacional është padyshim partia e parë në Francë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA