NBA, Cleveland rikthehet te fitorja

09/12/2015 11:05

Cleveland Cavaliers rikthehet te fitorja në NBA. Skuadra nga Ohajo mposhti në “Quicken Loans Arena” Portland Trail Blazers me rezultatin 105-100. LeBron James e festoi në mënyrën më të mirë të mundshme kontratën e përjetshme të nënshkruar me Nike, duke u bërë protagonisti kryesor për skuadrën e tij me 33 pikët e shënuara dhe 10 asist. Portland nuk mundi dot t’i rezistojë siç duhet Cavaliers-ave, pavarësisht lojës së mirë nga Lillard, i cili, sikurse edhe James, e mbylli këtë përballje me 33 pikë.

Memphis Grizzlies zhgënjeu të gjithë tifozët e saj në “FedEx Forum” në përballjen me Oklahoma City Thunder, teksa u mund me rezultatin e thellë 88-125.Oklahoma e vendosi diktatin e saj në këtë ndeshje në periodën e dytë dhe të tretë, duke krijuar edhe një diferencë prej 32 pikësh. Misioni i Grizzlies për të përmbysur këtë disavantazh të madh ishte i pamundur, kështu që ajo u detyra të pranojë këtë disfatë. Pas kësaj sfide, Oklahoma vazhdon të jetë në vendin e tretë në Konferencën e Perëndimit, ndërsa Memphis në të gjashtin.

Golden State Warriors duket sikur po luan një kampionat më vete në NBA. Skuadra kampione shënoi fitoren e 23 radhazi, duke mposhtur Indiana Pacers 131-123, ku padyshim ai që shkëlqeu ishte Stephen Curry. E vetmja notë negative për Golden State në këtë përballje ishte dëmtimi i Klay Thompson në çastet e fundit.

Në ndeshjet e tjera të NBA, Sacramento Kings mundi Utah Jazz 114-106, ndërsa Houston Rockets humbi ndaj Brooklyn Nets 105-110.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA