F1, Red Bull dhe Infiniti ndërpresin bashkëpunimin mes tyre

07/12/2015 13:50

Red Bull dhe Infiniti ndërpresin bashkëpunimin me njëri-tjetrin. Është skuadra austriake ajo që ka bërë të ditur ndarjen me kompaninë sponsorizuese në fund të këtij viti.

Sipas “Autosport”, kjo lëvizje u bë menjëherë pas publikimit të lajmit se Red Bulli nënshkroi një marrëveshje sponsorizimi me markën e motorëve Tag Heuer. Red Bulli e nisi bashkëpunimin me Infiniti në vitin 2011, duke siguruar të ardhura financiare prej 70 milionë dollarësh në vit.

“Duam të falenderojmë Infiniti për kontributin e dhënë te skuadra jonë gjatë këtyre 4 viteve. Në vitin 2013 u bë sponsori ynë kryesor, kur filloi të dukej në makinat tona, më shumë se çdo kompani tjetër sponsorizuese. I urojmë Infiniti-t më të mirat për planet e së ardhmes”, tha shefi i Red Bull, Christian Horner.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA