Alonso, pilot i MotoGP për një ditë

07/12/2015 13:45

Fernando Alonso për një moment braktis makinat e Formulës 1 për t’u kthyer nga MotoGP. Piloti spanjoll i McLaren ishte mes pilotëve të shumtë te pranishëm në Motegi të Japonisë, ku u festua “Honda Thanks Day” dhe së bashku me të ishin edhe Marc Marquez, Dani Pedrosa, Takuma Sato dhe Toni Bou.

Gjatë këtij aktiviteti, Alonso dhe Marquez shkëmbyen rolet dhe kaskat. Fernando mori drejtimin e motorit Honda RC 213V, duke tërhequr vëmendjen e të gjithë fotografëve që ishin të pranishëm. Më pas, piloti spanjoll shfaqi dëshirën për të drejtuar edhe makinën McLaren MP4-6, me të cilën Ayrton Senna fitoi titullin e tij të tretë kampion bote për pilotë në vitin 1991.

“Falenderoj Hondën për mundësinë që më dha për të provuar motorin e MotoGP dhe makinën e Ayrton  Sennës. Ishin eksperienca unike”, lexohet në komentin e 2 herë kampionit të botës në Formula 1 në rrjetet sociale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA