Rreth 1.200 ushtarë turq kanë hyrë në rajonin iraken të Mosulit, në afërsi të lokalitetit Bashika.
Lajmin e bën të ditur CNN-i turk, që citon burime pranë shërbimeve të sigurisë në Ankara. Zona në fjalë ndodhet nën kontrollin e ISIS që prej qershorit 2014.
Ndërkohë, kryeministri turk Ahmet Davutoglu, duke ndërhyrë sërish lidhur me çështjen e avionit të rrëzuar rus ka deklaruar:
“Avioni i rrëzuar nga gjuajtësit turq “F-16” nuk ishte identifikuar dhe mund të kishte qenë sirian, ose të na kishte bombarduar”.
Shefi i qeverisë së Ankarasë ka theksuar se Turqia nuk do t’i kërkojë falje askujt pse mbrojti kufijtë e saj dhe ka shtuar se autoritetet ruse kishin premtuar vazhdimisht se nuk do të shkelnin hapësirën ajrore turke.
Top Channel