
Mbrëmjen e së enjtes, specialistë të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me njësinë “task-forcë” të Prokurorisë së Shkodrës kanë mundur të arrestojnë një punonjës policie në qytetin e Shkodrës, të akuzuar për “korrupsion pasiv”.
Arrestimi i punonjësit të policisë, Ardian Çuli, është bërë pas një hetimi dymujor nga SHÇBA, në funksion të një procedimi penal të regjistruar ndaj tij po gjatë këtij viti, ndërkohë që për këtë shtetas ishte dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër edhe masa e sigurimit personal “arrest me burg”, për veprën penale të parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.
Nga hetimet është provuar se në disa raste, oficeri i policisë lejonte shtetas të ndryshëm, kundrejt përfitimit dhe duke shpërdoruar detyrën, të prisnin dhe të tregtonin drurët e pyjeve në mënyrë të kundërligjshme.
Top Channel