Fshati Kadije në Lushnje ndodhet pak kilometra larg qytetit, farë pranë rrugës nacionale, por pa lidhje me rrugë cilësore me të.
Banorët merren me bujqësi, por së fundmi janë bërë të njohur për guximin për të kultivuar kanabis në sera në sipërfaqe të mëdha.
Policia pak ditë më parë zbuloi një serë me mbi 12 mijë rrënjë bimë narkotike dhe arrestoi pjesëtarët e dy familjeve që kujdeseshin për kultivimin në serat e tyre.
Ndërsa së fundmi policia ka nisur kontrollet parcelë më parcelë e shtëpi më shtëpi. Një tjetër rast kultivimi është konstatuar dhe janë arrestuar dy persona, shtetasit Arqile dhe Marinelo Vasili, atë e bir, në shtëpinë e të cilëve u gjetën 150 bimë kanabis duke u tharë, por edhe armë e municione.
Banorët e fshatit thonë se nuk kishin djeni se ç’po ndodhte në fshatin e tyre të vogël, por që rrezikoi të përsëriste Lazaratin.
Policia po vijon kontrollet në çdo serë të kësaj zone, për të zbuluar rastet e tjera të kultivimit. Edhe serat e zbuluara u gjetën për shkak të informacioneve të dhëna në rrugë operative.
Top Channel