Identifikohet autori i ekzekutimit të biznesmenit Arben Hasa

03/12/2015 20:40

Policia e Durrësit ka bërë të mundur identifikimin e autorit të ekzekutimit të biznesmenit, Arben Hasa, i cili u gjet i vrarë mëngjesin e sotëm në fshatin Manëz të Vjetër, në Durrës.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se personi i dyshuar si autori i vrasjes së biznesmenit Hasa është shtetasi Miran Tila, 43 vjeç, i cili është shpallur në kërkim.

Sipas policisë, midis dy personave ka pasur një konflikt disa muaj më parë, i cili mendohet se ka çuar edhe në ekzekutimin e 39-vjeçarit. Tashmë mbi shtetasin Miran Tila rëndojnë akuzat “vrasje me paramendim” dhe “armëmbajtje pa leje”, ndërsa policia po punon për arrestimin e tij.

Rreth orës 2 të mëngjesit të së enjtes, patrulla e policisë gjeti në fshatin Shakllë të Manzëz një automjet të braktisur në pronësi të shtetasit Arben Hasa, 39 vjeç, banues në fshatin Karpën, Maminas

Në automjet janë gjetur njolla gjaku, 2 copë fishekë dhe një gëzhojë automatiku.
 
Ndërkohë, në orët e para të mëngjesit, në fshatin Manëz të Vjetër është gjetur trupi i pajetë i shtetasit Arben Hasa.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA