Gjykata për Krime të Rënda dënoi me 59 vite burgim në total pesë persona të akuzuar nga Prokuroria si pjesë e një grupi të strukturuar që kalonin shtetas shqiptarë në mënyrë klandestine nga Shqipëria drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Gjykata për Krime të Rënda dënon me 59 vjet burgim në total 5 persona, të akuzuar nga Prokuroria për Krime të Rënda si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që kalonin shtetas shqiptarë në mënyrë klandestina nga Shqipëria në drejtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sipas vendimit të Gjykatës, Nertil Previzi dënohet me 11.6 vjet burgim, Fatos Fasko dënohet me 14 vjet burgim, Enver Karaj dënohet me 13 vjet burgim, Fatmir Bakalli dënohet me 11.6 vjet burgim dhe Nikoll Kolaj dënohet me 9 vjet burgim.
Të gjithë këta shtetas u gjetën nga ana e gjykatës si fajtorë për veprën penale ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit dhe grup i strukturuar kriminal.
Sipas të dhënave të administruara në dosje rezulton se procedimi penal në ngarkim të të pandehurve ka filluar pas marrjes së informacionit për kryerje vepre penale nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Sipas informacioneve, veprimtaria e të pandehurve shtrihet që në muajin dhjetor të vitit 2013 e në vijim dhe konsiston në organizimin e emigracionit të paligjshëm, me destinacion SHBA-në.
Personat që nisen me drejtim SHBA-në janë nga zona të ndryshme të Shqipërisë, por kryesisht nga zona e Shkodrës dhe e Malësisë së Madhe. E gjithë lëvizja e personave kryhej nëpërmjet dhënies së një pagese, e cila varionte nga 24 mijë $ deri në 25 mijë $.
Për realizimin e veprimeve i pandehuri Fatmir Bakalli bashkëpunonte me të pandehurin Enver Karaj, me të cilin ka njohje të mëparshmë, me të pandehurin Fatos Fasko, me të pandehurin Nertil Pervizi, Nikoll Kolaj si dhe me shtetas të tjerë.
Të gjithë të dënuarit janë shtetas shqiptarë, përjashto Nertil Pervizi, i cili është shtetas maqedonas me kombësi shqiptare. Ky i funditrealizonte pritjen e personave me destinacion SHBA-në në Maqedoni ose Bullgari. Personave që niseshin nga Shqipëria, ju sigurohej pajisja me dokumenta identifikimi bullgare të falsifikuara.
Pas marrjes së dokumentacionit të falsifikuar, këta persona udhëtonin kryesisht me autobus, për në Itali dhe më pas për në Spanje. Nga Spanja ata udhëtonin me avion për në Meksikë, ku paraqiten me dokumentet bullgare. Nga kryeqyteti i Meksikës, Mexico ose nga qyteti Kankunit, klandëstinët udhëtonin me autobus për në vendin nga ku do të kalonin ilegalisht kufirin për në SHBA me ndihmën e lidhjeve meksikane të të pandehurit Fatos Fasko, i cili rezulton i pajisur me pasaportë meksikane.
Top Channel