Pogradec, pranga 47-vjeçarit me 5 kg kanabis

01/12/2015 09:50

Agjentë të policisë së Pogradecit gjatë një kontrolli të ushtruar në automjetin e një shtetasi kanë gjetur dhe sekuestruar 5 kg lëndë narkotike të llojit kanabis.

Lajmi bëhet i ditur përmes një njoftimi për shtyp, në të cilin thuhet se, kanabisi është gjetur në automjetin e shtetasit Viktor Behaj, i cili është vënë menjëherë në pranga.

Sipas burimit, Behaj, 47 vjeç nga Fieri, po udhëtonte me automjetin e tij tip “Benz” me targë “AA 336 JC”.

Mjeti është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërkohë që materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë për procedim të mëtejshëm të 47-vjeçarit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA