Lezhë, arrestohet 19-vjeçari për aksidentin që shkaktoi vdekjen e 14-vjeçares
29/11/2015 10:30
Policia e Lezhës ka arrestuar 19-vjeçarin Armando Mekshi, banues në Shkodër, pasi duke drejtuar autoveturën e markës Renault, me targë AA 512 GY, është përplasur me mjetin e markës Benz, me targë AA 371 AM, drejtuar nga shtetasi A.T., dhe për pasojë ka gjetur vdekjen 14-vjeçarja me iniciale A.M.
Ky aksident i rëndë ka ndodhur në orën 13.30 të ditës së shtunë, në autostraden Milot-Fushë Krujë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Gjormit”.
Top Channel