Sulmohet misioni i OKB-së në Mali, tre të vdekur
28/11/2015 10:45
Një sulm me mortaja në bazën e OKB-së në veri të Malit ka lënë të vdekur tre persona, ndërsa 20 të tjerë janë plagosur.
Lajmi është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i kësaj baze, Olivier Salgado që ka deklaruar se askush deri më tani nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
Një grup personash të paidentifikuar rreth orës 04:00 të mëngjesit me kohën lokale kanë sulmuar me disa mortaja kampin.
“Në mesin e të vdekurve janë dy paqeruajtës dhe një kontraktor”, ka deklaruar Salgado nga spitali.
Vitet e fundit Mali është përfshirë nga dhuna, duke shkaktuar edhe një kryengritje islamiste, gjë që detyroi forcat francez të ndërhyjnë në vitin 2013.
Top Channel