Japonia rinis gjuetinë e balenave

28/11/2015 08:25

Japonia ka dalë kundër një vendimi të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, duke rinisur gjuetinë e balenave në Antarktik.

Prej më shumë se një viti, gjuetia e balenave ishte e ndaluar nga autoritetet japoneze.

Ky aktivitet është ndër më të përhapurit në industrinë e peshkimit të vendit ishullor dhe siguron një pjesë të konsiderueshme të të ardhurave për ekonominë.

Por vendosja në listën e specieve në zhdukje të disa llojeve balenash dhe protestat e ambientalistëve dhe “Green Peace” kanë shtuar presionin ndërkombëtar ndaj autoriteteve japoneze për të ndaluar këtë gjueti.

Për të mos zemëruar ambientalistët dhe për të zbutur reagimin ndërkombëtar, autoritetet japoneze thanë se vendimi për të lejuar gjuajtjen e balenave hyn në fuqi i reduktuar.

Sipas këtij rregulli, peshkatarët japonezë do të lejohen të gjuajnë më pak se një e treta e sasisë që gjuhej para se të hynte në fuqi moratorimi i ndalimit.

Japonia nisi gjuajtjen e balenave në vitin 1987, pak pas shfuqizimit të një moratoriumi ndërkombëtarë që ndalonte gjuajtjen e tyre. Në vendimin e marsit të vitit të kaluar, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë thotë se Japonia ka kapur rreth 3600 balena që prej nisjes së programit aktual të peshkimit në vitin 2005.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA