Emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi kanë festuar festat kombëtare në një pritje të organizuar nga ambasada shqiptare në Athinë.
Në ceremoninë festive, të mbajtur në një prej hoteleve qëndrore të Athinës, ceremoninë festive e përshëndetën diplomatë të vendeve të ndryshme të botës të akredituar në Athinë, si dhe deputetë të Parlamentit grek dhe politikanë vendas.
Ambasadori shqiptar Dashnor Dervishi shprehu falenderimet e tij dhe të stafit të ambasadës sonë në Athinë për vlerësimin që iu bë vendit tonë në Ditën e Pavarësisë dhe atë të çlirimit prej të pranishmëve.
Qeverinë greke e përfaqësoi ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Jorgos Katrugalos. Ai uroi popullin shqiptar për festën kombëtare dhe vlerësoi rolin e Shqipërisë në rajon.
Top Channel