Fier, arrest me burg për vrasësin e dyshuar të 82-vjeçarit

27/11/2015 12:10

Mëngjesin e sotëm është zhvilluar seanca e masës së sigurisë për 37-vjeçarin Skënder Krasniqi, autori i dyshuar i vrasjes së 82-vjeçarit Novruz Likometaj, në Gjykatën e Fierit.

37-vjeçari i dyshuar, gjatë seancës deklaroi se nuk kishte bërë asgjë, duke mohuar akuzën e vrasjes.

Trupi gjykues, pasi ka dëgjuar të dyja palët, pretencën dhe mbrojtjen, mori vendim për “arrest me burg” për 37-vjeçarin e akuzuar Skënder Krasniqi.

Pak ditë më parë, 82-vjeçari Novruz Likometaj u gjet i vrarë me mjete të forta dhe i hedhur në një kosh mbeturinash.

Policia arrestoi 37-vjeçarin, duke thënë se shkak i vrasjes ishin motivet e dobëta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA