El Salvador, Kisha pezullon priftin pedofil

27/11/2015 09:25

Kisha Katolike e El Salvadorit ka pezulluar një prift shumë të njohur të vendit me akuzën e pedofilisë. Ati Jesus Delgado ka abuzuar seksualisht një vajzë 9-vjeçare për 8 vjet me radhë, gjatë viteve ’80.

Sipas një komunikate të Kishës, prifti kërkon ta takojë gruan tashmë 42-vjeçare për t’i kërkuar falje.

77-vjeçari Jesus Delgado ka qenë një figurë shumë e respektuar në vendin e Amerikës Qendrore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA