Droga në Bari, arrest me burg për 3 doganierët dhe 2 policët

27/11/2015 12:30

Gjykata e Durrësit ka lënë në masë sigurie “arrest me burg” tre doganierët dhe dy punonjësit e Policisë së Portit të Durrësit që u arrestuan për shpërdorim detyre pas trafikimit dhe sekuestrimit të mbi 1.6 ton marijuanë në portin italian të Barit.

Prokurori Afrim Shehu deklaroi se ngarkesa e lëndës narkotike është trafikuar nga Durrësi në drejtim të Italisë, për shkak të mosveprimeve në përputhje me ligjin të doganierëve Redi Demiri, Ilir Shtama dhe  Leonard Gremi, si dhe punonjësve të policisë së portit Fitim Demollari dhe Artur Habibi.

Gjyqtarja Anita Mici, pasi verifikoi masat e sigurimit për të pestë shtetasit, vendosi lënien e tyre në arrest me burg deri në përfundim të hetimeve.

Më 18 nëntor, për të njëjtin rast trafikimi janë arrestuar shtetasit Fatjon Trezhnjeva dhe Edmond Hysko, punonjës të kompanisë private të skanimit në doganën e Durrësit.

Po ashtu, nga ana e autoriteteve italiane janë arrestuar ditën e ngjarjes, më 16 nëntor, edhe dy shoferët shqiptarë të kamionit me rimorkio ku u gjet e fshehur sasia e lëndës narkotike, Andrea dhe Dorjan Lleshi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA