Kryeministri turk Ahmet Davutoglu ka thënë se Ankaraja do të punojë me Rusinë dhe aleatët e Turqisë për të ulur tensionin në lidhje me çështjen e rrëzimit të avionit rus nga ana e vendit të tij.
Duke shkruar për gazetën “Times”, Davutoglu nënvizoi se lufta ndaj ISIS-it është prioriteti kryesor, por tha gjithashtu se Turqia ka për detyrë të mbrojë sovranitetin e saj territorial.
“Rrëzimi i një mjeti të paidentifikuar në hapësirën ajrore turke nuk ishte dhe nuk është një akt kundër një vendi të caktuar. Turqia veproi sipas rregullave dhe masat që kemi për mbrojtjen e hapësirës sonë nuk do të ndryshojnë”, shkruan Davutoglu.
Tensionet mes Rusisë dhe Turqisë pas rrëzimit të avionit rus janë rritur ndjeshëm, me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, që paralajmëroi “pasoja të rënda”.
Top Channel