Shifra rekord migracioni në Britani

26/11/2015 16:35

Shifrat e fundit zyratre në Britani tregojnë se migracioni neto ka mbritur në shifra rekord. Gjatë 12 muajve të fundit në Britani kanë migruar 636 mijë, ndërkohë 300 mijë kanë emigruar në vende të tjera.

Nga ata që kanë mbritur në Britani rreth 45 për qind nuk janë shtetas të Bashkimit Evropian, ndërkohë që 42 për qind ishin shtetas të Unionit.

Shumica e atyre nga vendet e BE-së të ardhur në Britani janë nga Rumania dhe Bullgaria. Sipas Zyrës Kombëtare të Statistikave, arsyeja krysore për migracionin në Britani është mundësia e gjetjes së vendeve të punës.

Arsyeja e dytë është dëshira për të studiuar në shkollat dhe univerisitet britanike, ku 192 mijë vetë kanë mbërritur për t’u arsimuar zyrtarisht.

Sakaq, gjatë vitit të fundit 29 mijë kërkesa janë depozituar për azil. Ministri britanik i Emigracionit, James Brokenshire tha se, “këto shifra nënvizojnë sfidën që ne kemi përballë për të pakësuar migracionin neto në nivele të përballueshme”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA