Prokurorja Speciale, Katica Janeva ka kërkuar nga prokurori publik në Maqedoni, Marko Zvërlevski që t’i dorëzohen 5 dosjet e para, që kanë të bëjnë me bisedat e përgjuara telefonike, një pjesë të të cilave i bëri publike kryetari i partisë opozitare maqedonase, Zoran Zaev.
Sipas raportimeve të mediave maqedonase, kërkesa ka ardhur nga njësia për krim të organizuar, e cila ka kërkuar dosjen e rastit “Puç”, si dhe atë që ka të bëjë me pajisjen për përgjimin e bisedave telefonike, e sjellë nga Izraeli, ku i dyshuar është edhe ish-drejtori i shërbimit sekret DSK, Sasho Mijallkov, kushëri i kryeministrit Nikolla Gruevski.
Nga Prokuroria e Shkupit është kërkuar edhe lënda ku kryeministri Gruevski dhe ish-ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska dyshohen për falsifikime dhe shkelje të së drejtës zgjedhore.
Top Channel