Një ngarkesë me rreth 800 pushkë, që vinin nga Turqia dhe ishin drejtuar për në Gjermani, Holandë dhe Belgjikë është zbuluar dhe sekuestruar nga agjentët e Guardia di Finanza në portin e Triestes, në Itali.
Sipas agjencisë së lajmeve “ANSA”, armët luftarake po transportoheshin pa autorizim nga një mjet holandez i drejtuar nga një shtetas turk.
Titullari turk i kompanisë prodhuese të armëve është denoncuar për shkelje të rregullave të sigurisë publike.
Nga armët e sekuestruara, 781 njësi ishin të modelit “Winchester SXP”, 12-51 cm; ndërsa 66 të tjera të përmasave 12-41 cm.
Ngarkesa kishte zbarkuar në portin e Triestes më 23 nëntor dhe armët ndodheshin të futura në kuti kartoni, ku destinacion rezultonte Belgjika.
Edhe pse nuk kishte parregullësi doganore, kompania dërguese nuk kishte kërkuar autorizim nga Autoritetet për Sigurinë Publike për transportin e tyre, ndaj dhe erdhi sekuestrimi.
Vlen të përmendet se bllokimi i tyre vjen pak kohë pas sulmeve të 13 nëntorit në Paris, që bëri që vendet e BE-së të shtojnë kontrollet në kufi me qëllim parandalimin e furnizimit me armë të militantëve terroristë që ndodhen në territorin e Unionit.
Top Channel