Trupi pajetë i një personi është gjetur paraditen e kësaj të marte buzë lumit të Tiranës, pranë Institutit në Kamëz. Viktima është identifikuar si shtetasi Dulejman Cuka me origjinë nga Burreli, ndëra trupi i tij është gjetur nga banorët e zonës.
Në vendgjarje kanë shkuar menjeherë efektivët e komisariatit nr. 5 të cilët kanë nisur hetimet për ngjarjen. Nga verifikimet e para dyshohet se 55-vjeçari është mbytur pasi ka rënë aksidentalisht në lumë.
Gjithashtu, burime nga policia bëjnë me dije se nuk përjashtohet mundësia që viktimën ta këtë marrë rrjedha e lumit, pasi ky i fundit mund të ketë tentuar ta kalojë në këmbë mes për mes atë. Lumi i Tiranës është fryrë ndjeshëm këto ditë pas reshjeve të dendura të fundjavës që shkaktuan jo pak probleme në kryeqytet.
Top Channel