Korçë, shmanget vrasja; policia vë në pranga atentatorin
24/11/2015 09:35
Një vrasje është shmangur në orët e para të mëngjesit të së martës, që do të konsumohej në fshatin Tren të Devollit.
Burime policore lokale bëjnë të ditur se një sherr i nisur mes dy personave për motive të dobëta në një lokal rrezikoi të degradonte në përdorimin e armëve.
Ka qenë shtetasi Klodian Karaxhuku, që pas një debati me shtetasin e identifikuar me inicialet D.P, ka kërcënuar këtë të fundit me vrasje.
Tragjedia është shmangur nga ndërhyrja e shokëve të tyre, të cilët kanë sinjalizuar më pas policinë.
Kur kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, uniformat blu kanë vënë në pranga 32-vjeçarin Karaxhuku dhe kanë sekuestruar një armë automatike të tipit Kallashnikov në cilësinë e provës materiale.
Top Channel