SHBA, 16 të plagosur nga një seri të shtënash në Nju Orlins

23/11/2015 10:45

Të paktën 16 persona kanë mbetur të plagosur në një seri të shtënash të verifikuara në një park në Nju Orlins të Shteteve të Bashkuara.

Zëdhënësi i policisë lokale, Tyler Gamble deklaroi se ngjarja është verifikuar kur në parkun Bunny Friend ndodhej një turmë e madhe  njerëzish.

Auto-ambulancat që mbërritën në vendin e ngjarjes shoqëruan 10 persona për në spital, ndërkohë që të tjerët u transportuan me makina private.

Ende nuk dihen motivet e të shtënave apo në ç’gjendje janë të plagosurit, saktësoi zëdhënësi. Zoti Gamble shtoi se, në park ndodheshin dy grupe, njëri në kuadër të një parade, ndërsa tjetri po merrte pjesë në xhirimin e një videoje.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes deklaruan për televizionin lokal WWL se, në park ndodheshin rreth 500 vetë dhe se ishin dy personat që hapën zjarr ndaj turmës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA