Korçë, sekuestrohen 30 700 kartëmonedha euro false
22/11/2015 15:00
Policia e Korçës ka njoftuar sekuestrimin e 30 700 kartëmonedhave euro false në kuadër të operacionit “Dorëzimi”.
Në pranga është vënë 28-vjeçari Gentian Oshafi. Eurot false u gjetën në një makinë tip “Fiat” me targa AA 455 GH, pranë fshatit Lozhan.
Sipas policisë ky shtetas, shumën e kartëmonedhave, të dyshuara si të falsifikuara, dyshohet se do ta përdorte si parapagesë, për blerjen e një sasie lënde narkotike. Ndërsa, këtë shumë e kishte vendosur, në një çantë të vogël personale.
Top Channel